Ish-trajneri legjendar italian, Arrigo Saki u bë i njohur gjatë viteve 1987-91’, ku ngriti skuadrën e Milanit në majat e futbollit evropian. Saki foli sot për “SportsMail”, ku u shpreh se Murinjo nuk është më trajneri më i mirë në botë.
Sipas strategut italian, Mou nuk është më as në dy vendet e para, pasi Guardiola dhe Sarri janë më të mirët në botë. Në fjalën e tij, Saki u shpreh:
“Me Sarrin jemi shumë të ngjashëm, të dy kemi ide origjinale dhe mundohemi të krijojmë çdo ditë një gjë të re. Më kujton shumë veten dhe për mua është një nga trajnerët më të mirë në botë.
Por nuk mund të vë asnjë përpara Guardiolës, një gjeni. Ai është fenomenal, ka shpikur skema dhe ide në futboll që e gjithë bota po i kopjon. Për mua, Guardiola dhe Sarri janë trajnerët më të mirë në botë për momentin”,- përfundoi Saki./visport/