I ftuar në emisionin “Deejay Football Club”, në “Radio Deejay”, ish-trajneri i njohur italian, Arrigo Saki, i është përgjigjur kështu pyetjes në lidhje me Mario Balotelin, i kritikuar gjerësisht për paraqitjen e tij në ndeshjen ndaj Polonisë:

“Shumë gazetarë pyesin për të me të drejtë, pasi futbolli është një sport skuadre.

Trajneri duhet të grumbullojë lojtarë inteligjentë, sepse inteligjenca vlen më shumë se këmbët dhe muskujt. Në skuadrën tim merrja lojtarë me pasion, shpirt gare dhe personalitet.

Të gjithë kanë makina, por pa benzinën askush nuk ecën përpara. Benzian, në futboll, është inteligjenca, shpirti i skuadrës dhe pasioni.

Italia U-21? Ishte e turpshme ta shikoje në fushë. Armiku më i keq lojtarëve nuk është kundërshtari, por ata vetë”, – është shprehur mes të tjerash ish-trajneri i famshëm i Milanit, Arrigo Saki. / Vipsport/