Arrigo Saki bën tifo për Milanin, por objektivisht mendon se është Atalanta ajo që meriton të shkojë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm. Pasi ka vlerësuar lojën e bergamaskëve, Saki ka thënë:

“Atalanta e meriton, por nuk do ta ketë aspak të lehtë. Sasuolo nuk luan për asnjë objektiv, e megjithatë ndaj Romës tregoi se nuk e ka stakuar akoma spinën për fundsezonin.

Uroj të mos kemi kushtëzime, sepse Italia është një vend që nuk shquhet për korrektesë. Uroj që arbitrat të mos kushtëzohen në vendimmarrjet e tyre”.