Edhe pse duhen edhe shumë ditë deri në ceremoninë e Topit të Artë për këtë sezon, e cila do të mbahet në fund të tetorit, janë përcaktuar që tani pretendentët për të fituar këtë trofe.
Deri javën e kaluar, Mohamed Salah ishte në vend të parë, por eliminimi nga Champions League, humbja e finales së EFL Cup, kanë ndikuar që egjiptiani të humbë disa vende.
Vendin e parë për momentin e mban braziliani i Barcelonës, Raphinha, i cili po luan sezonin e tij më të mirë në karrierë dhe deri tani ka shënuar 27 gola dhe ka dhënë 19 asiste.
I dyti në listë është Kylian Mbappe, i cili dhe pse javët e para mori shumë kritika për paraqitjet te Reali, tani ka arritur formën e duhur dhe po tregon nga ndeshja në ndeshje cilësitë e tij. Francezi ka shënuar 31 gola deri tani për “Los Blancos”.
I treti në listë është adoleshenti i Barcelonës, Lamine Yamal, i cili pavarësisht moshës, po bën përfomanca të mëdha këtë sezon me katalanasit. Më pas lista vazhdon me sulmuesin e Bayern, Harry Kane, sulmuesin e PSG-së, Ousmane Dembele dhe mbyll gjashtshen e parë, Mohamed Salah./telesport/