Kontrata e Mohamed Salah me Liverpool është drejt fundit dhe skadon në fund të këtij sezoni. Megjithatë, ende nuk ka sinjale rinovimi mes yllit egjiptian dhe “The reds”.

Siç raporton “El Nacional.cat”, agjendët e Mohamed Salah janë në lëvizje për një rinovim të mundshëm ose për një skuadër të re ku mund të luajë egjiptiani sezonin e ardhshëm.

Mes disa klubeve, është dhe Interi i interesuar për shërbimet e lojtarit. Në 27 paraqitje në Premier League, Salah ka realizuar 25 gola dhe ka asistuar 16 herë.