Mohamed Salah mund të konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë të skuadrës së Liverpulit. Egjiptiani ka luajtur një rol kyç në arritjet e kampionëve të Anglisë si në Champions League ashtu edhe në Premier Ligë. Ai duket i ngopur nga këto arritje me “The Reds” dhe deklaroi se mund të largohet nga klubi anglez.

“Thjesht dua të shijoj momentin. Askush nuk e di të ardhmen dhe se çfarë do të ndodhë. Kam fituar Premier League-n me Liverpoolin, Championsin … jam i lumtur.”

Salah është përfolur më parë parë për një transferim të mundshëm te Real Madridit, por Liverpuli nuk ka ndërmend të heqë dorë nga futbollisti.

Perpos kesaj, ne kete kohë kur kriza e koronavirusit i ka vënë në vështirësi financiare klubet e mëdha, që duket se kanë hequr dorë nga “çmenduritë” e merkatos.