Salah shënon 28. Dhe nuk po flitet për vitet, sot nuk është absolutisht jo ditëlindja e tij.
Por, egjiptiani ka shumë për të festuar. Nën dëborën e Liverpool shënon, shërben që të shënojnë dhe vazhdon të mahnisë Europën.
I shkreti Watford rikthehet në shtëpi me pesë gola të pësuar, që të gjithë golat të nisur nga këmbët e ish-lojtarit të Romës, që sot shënoi vetëm 4 gola dhe nisi një asist, duke marrë topin me vete në shtëpi, sikurse e kërkon tradita.
Një sezon i çmendur për Momo, që fluturon i vetëm në krye të klasifikimit të golashënuesve më të mirë në pesë kampionatet më të mëdha europiane, duke lënë pas krahëve Immobile, Cavani, Lewandowski dhe Messi.
Në total gjatë këtij sezoni janë plot 36 golat e shënuar prej Salah. Përfshirë këtu edhe goli i realizuar për të dërguar kombëtaren e Egjiptit në Botërorin “Rusi 2018”, ku do të jetë patjetër një nga yjet potenciale./telesport/