Shqipëria do të luaj sot në 20:45 në Air Albania ndaj Lituanisë për Ligën e Kombeve. Përpara ndeshjes ka folur edhe Hamdi Salihi, që është pjesë e stafit kuqezi.

Shkodrani ka theksuar se të gjithë lojtarët e grumbulluar mund ta nisnin nga fillimi ndërsa do ketë mundësi për lojtarët e ardhur rishtazi.

“Duke parë dhe situatën dhe gjendjen fizike, trajneri ka menduar të bëjë disa ndryshime. Është mundur të mos ndryshojë fizionominë e lojës e në pjesën e dytë do të ketë lojtarë të rinj. Shumë pak lojtarë kanë filluar sezonin dhe nuk do të jenë në 100%, por mendoj se do të japin më të mirën.

Nuk ka plane se kush do të luajë në pjesën e dytë, por të gjithë që janë grumbulluar mund të luajnë nga minuta e parë apo edhe nga stoli”, u shpreh Salihi për Supersport./newsport/