Salihi edhe dy gola të tjerë në Kinë. Me 8 gola është i treti
Sulmuesi shkodran Hamdi Salihi vazhdon të shënojë në Kinën e largët. Ai e ka bërë këë gjë edhe ditën e djeshme teksa ka shënuar dy gola për skuadrën e tij, duke e ndihmuar atë të fitojë 3-0 ndaj kundërshtarit të rradhës. Jiangsu, skuadra ku luan shkodrani ëshë ndeshur me Qiangso. Ka qenë pikërisht Salihi ai që ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 35-të. Pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur me këtë gol ndërsa në minutën e 64-të ka shënuar një tjetër futbollist golin e dytë ndërkohë që Salihi në minutën e 73-të do të shënonte edhe golin e tretë të ndeshjes dhe të dytin për të personal. Ka qenë një kros nga e djathta dhe sulmuesi i kombëtares shqiptare ka kërcyer bukur me kokë duke e dërguar topin në rrjetë. Në këtë mënyrë, me këtë rezultat është mbyllur krejt ndeshja dhe me këtë trepikësh të marrë, Jiangsu është ngjitur në kuotën e 20 pikëve duke qenë në vendin e gjashtë në renditje. Ecuria e kësaj skuadre në ndeshjet e fundit ka qenë shumë e mirë teksa ka arritur tre fitore rradhazi. Në këtë ecuri natyrisht që ka ndikuar edhe forma shumë e mirë sportive që po kalon sulmuesi Hamdi Salihi. Me golat e shënuar në ndeshjen e djeshme, ai është ngjitur në kuotën e 8 golave në këë kampionat, nga të cilët 7 i ka shënuar gjatë lojës dhe vetëm 1 me penallti. Me këtë numër golash, sulmuesi i kombëtares shqiptare renditet i treti në listën e golashënuesve më të mirë të kampionatit kinez të futbollit.