Ndeshja e sotme në mes Tiranes dhe Vllaznise nuk ka dhuruar emocione. Një ndeshje që sot ndoshta nuk mban ato vlerat e jashtëzakonshme apo luhet për titull por gjithsesi është një ndeshje që të emocionin. Për Newsport.al ka folur edhe ish-sulmuesi i kombëtares Hamdi Salihi. Bomberi që është aktivizuar me të dy ekipet duket i emocionuar pavarësisht se pranon se këto skuadra nuk janë në ditët e tyre më të mira.

“Vllaznia-Tirana është ndeshja që çdo lojtar që e ka provuar do dëshironte që ta luante çdo javë. Pavarësisht se me cilën skuadër luan, aq më tepër për mua që kam qenë pjesë e të dy ekipeve në të shkuarën. E kam thënë gjithmonë që Vllaznia më lindi si lojtar ndërsa Tirana më rriti më tepër. Më vjen keq që ndodhen në këtë situatë të dy ekipet. Vllaznia edhe pse është një kategori më lart nuk është në ditët e saj më të mira.Uroj që përballjet e ardhshme të luhen për titull pasi këto ndeshje iu shkojnë këtyre ekipeve”- ka thene ne nje interviste per Newsport Salihi.