Hamdi Salihit i është dashur pak kohë për të shkruar emrin e tij në historinë e futbollit kinez. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka qenë njeriu i ndeshjes në Superkupën e Kinës, të fituar 2-1 nga Jiangsu Sainty përballë Guangzhou Evergrande, skuadrës që drejtohet nga i mirënjohuri Marçelo Lipi dhe që në vitet e fundit ka dominuar futbollin kinez. Në këtë mënyrë duket se ky njeri nuk do ndalet asnjëherë së shënuari.
Po e bën këtë edhe me skuadrën e tij të re, atë të Jiangsu teksa ka shënuar për të që në ndeshjen e parë, të Ligës së Kampioneve të Azisë dhe e ka bërë edhe sot në Superkupën e Kinës. Hamdi Salihi di të bëjë më mirë se gjithçka tjetër punën e dërgimit të topave në rrjetat kundërshtare. E ka bërë këtë në Shqipëri, më pas në Austri, Amerikë dhe së fundi tashmë edhe në Kinë. Në fakt ky është vetëm fillimi me skuadren e tij te re.
Gjergj KOLA