Shënoi në fitoren e Neustadt kundër Bw Linz, duke regjistruar golin e tij të 15 në Bundesliga 2 në Austri. Hamdi Salihi qëndron në krye të listës, duke i dhënë dhe ekipit të tij shtysën për të qëndruar në vendet e para të renditjes për të kaluar sezonin e ardhshëm në ligën elitare të futbollit austriak. Por, si shpërblim, “Bomberi” shkodran ka marrë nominimin si goli më i bukur i javës së 18. Klubi Neuestadt ka nxjerrë dhe një njoftim duke iu drejtuar tifozëve të tij:
“I yni Hamdi Salihi është i nominuar për golin më të bukur të javës së 18 sepse shënoi në fitoren 3-2 të Neustadt kundër Bw Linz”. Salihi konkurron me Romeo Schmid, Emir Haliloviç dhe Emeka Friday Eze për të marrë këtë “trofe”.