Shqipëria arriti të fitonte ditën e djeshme me rezultatin 3-1 ndaj Kazakistanit. Sfida e radhës për kuqezinjtë do të jetë ndaj Bjellorusisë ditën e mërkurë. Kjo do të jetë një “finale” për të dyja ekipet pasi do të luhet për vendin e parë. I ftuar në emisionin “Pressing”, zv.trajneri Hamdi Salihi është shprehur:
“Ne morëm prej ndeshjes atë që kishim kërkuar që ishte rezultati dhe nuk e vumë në diskutim asnjëherë. Dikujt nuk mund t’i pëlqejë pozicionet e lojtarëve, por këto janë mundësitë që kemi dhe duhet të përshtatemi me rezultatin”.
Mungesë ritmi? “Nuk mund ta quaj të tillë pasi ne shënuam dy gola të shpejtë. Ritmin e shpejt e bëjnë të dyja skuadrat dhe jo vetëm një. Ne bëmë lojën tonë dhe bëmë atë që deshëm dhe besoj se duhet të jemi të kënaqur edhe pse çdo ndeshje ka nevojë për analiza”.
Rinovim i Kombëtares? “Trajneri është mundur për t’I bërë të dyja. Nuk ka shumë lojtarë me moshë të madhe në Kombëtare, por ideja është për të pasur sa më shumë mundësi duke parë situatën që po jetojmë nga pandemia. Nëse lojtarët nuk mund të luajnë nuk e kupton nëse këta lojtarë janë gati për të luajtur apo jo”.
Ndryshime në formacion ndaj Bjellorusisë? “Ajo që jeni mësuar është se çdo lojtar ndryshohet kokë më kokë pas skema mbetet e njejtë pasi kemi gjetur një stabilitet. E pamë edhe ndaj Kosovës që edhe lojtarët që janë të gatshëm mund të bëjnë mirë në fushë”.
Fitorja detyrim? “Të dyja ndeshjet ishin detyrim, tani është bërë gjysma e punës. Nuk duhet t’I ngarkojmë lojtarët me presion dhe shpresoj të arrijmë fitoren me llogjikë dhe jo duke dalë nga rolet ndaj Bjellorusisë”./newsport/