Sulmuesi shkodran Hamdi Salihi nuk njeh limite dhe shënon sërish një dygolësh. Ai ka shënuar sërish për ekipin e tij Wiender Neustadt duke e ndihmuar atë që të arrijë fitoren e rradhës në kampionat me rezulatin 2-0. 33 vjeçari ka shënuar të dy golat në këtë ndeshje, madje e ka bërë një gjë të tillë që në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Liefering.
Bomberi shkodran ka shënuar në mënutën e 10-të, duke përfituar nga një pasim i gabuar i ekipit kundërshtar dhe më pas në të 23-ën, nga pika e bardhë e penalltisë. Me këtë dopietë, ai ka shkuar në kuotën e 8 golave, në 9 javë të kampionatit, duke qenë edhe golashënuesi më i mirë i kampionatit. Një tregues ky se ky sulmues nuk e harron kollaj të shënuarit në portat kundërshtare. Me lojën dhe golat e tij, ai është duke ndihmuar ekipin që përfaqëson për të kryesuar renditjen e kategorisë së parë austrika duke shkuar të sigurtë drejt ngjitjes në Superligë.
© shkodrasport.com