Nojshtadi ka luajtur edhe finalen e dytë ndaj St Poltenit në Austri, por pa mundur që të sigurojë ngjitjen në elitën e futbollit austriak.
Skuadra e sulmuesit shqiptar, Hamdi Salihit, ka barazuar me rezultatin 1-1 në transfertën e sotme, por kishte humbur në shifrat 0-2 në finalen e parë.
Goli i parë u shënua nga Antagana, i cili goditi në mënyrë spektakolare nga nja distancë e largët, një gol i ngjashëm me atë të Ibrahimoviç.
Në pjesën e dytë do të ishte Hamdi Salihi ai që do të barazonte shifrat, por e gjitha kjo vlen vetëm për statistikë.
Nojshtadi dhe Salihi nuk do të luajnë në elitën e futbollit austriak në sezonin e ardhshëm.