Ka shënuar sërish Hamdi Salihi. E ka bërë këtë edhe dje kur e ka dërguar topin në rrjetë vetëm 70 sekonda pasi hyri në fushë si zëvendësues. Me golin e tij, Rapidi i Vjenës barazoi momentalisht rezultatin ndaj Admira Vaker sepse në fund ka pësuar edhe një gol tjetër dhe e ka humbur ndeshjen 4-3.
Goli i djeshëm tregon edhe njëherë tjetër se shkodrani është një lojtar i rëndësishëm për skuadrën austriake pavarësisht faktit se jo në të gjitha ndeshjet luan si titullar. Vetëm këtë sezon ai e ka dërguar topin 10 herë në rrjetat e portave kundërshtare, 8 herë në ndeshjet e kupës dhe 2 herë në ndeshjet e kampionatit.