E ka nisur karrieren te Vllaznia, por me Tiranen ka kaluar vite shume te bukura dhe natyrisht me te ka fituar edhe trofe. Hamdi Salihi ka pranuar te flase per TV Rozafa ne lidhje me kete çeshtje teksa ka thene:

“E kam thënë gjithmonë që ndeshje të tilla janë të bukura për lojtarët dhe ato që ndjekin futbollin. Sa më shumë të ketë ndeshje Vllaznia – Tirana, aq më mirë është për futbollin.

Si gjithmonë, ka ìnteres maksìmal, do jetë ndeshje e vēshtirë. Tirana është kampione, ndërkohë Vllaznia është në rrugë të mbarë për të ecur drejt kreut.

Do bëhet ndeshje e mirë dhe shpresoj të fitojë Vllaznia.” – shprehet fillimisht Salihi.

“Favoritja: Dy skuadrat janë në situata të ndryshme. Tirana ka ekipin e konsoliduar dhe janë më favoritë, por janë nën presìon sepse është më e vështirë të mbrosh titullin, sesa ta fitosh.

Ndërkohë, Vllaznia është në ndërtim e sipër, por momenti i mirë që po kalon them se do jetë në krahun e saj.

Tifo për Vllazninë: Sigurisht që bëj tifo për Vllazninë. Kam luajtur për të dyja skuadrat, kam eksperìenca të mira, jam krenar që kam luajtur me të dyja ekipet, por zemra vazhdon për Shkodrën”- ka thene Salihi.