Me këtë titull e ka nisur shkrimin e saj ditën e sotme gazeta e njohur austriake “Osterreich” një përmbledhje të ndeshjes së fundit të skuadrës Wiener Neustadt dhe njëkohësisht teksa ka bërë edhe një pasqyrë të ecurisë së deritanishme të kampionatit të kategorisë së parë austriak. Ajo është ndalur gjerësisht tek sulmuesi shkodran Hamdi Salihi dhe në këtë shkrim citojmë: “Përsëri Dopietë, tani në kuotën e 8 golave.

Wiener Neuatadt feston e shkëputur në krye pas fitores 2-0 ndaj Liefering. Salihi, thuajse i vetëm, bën që të zotët e shtëpisë ëiener Neustadt të marrin fitoren e rradhës dhe të ruajnë të qetë kreun e Bundesligës së dytë Austriake. Skuadra e trajnerit Roman Mählich vazhdon të jetë sensacioni i këtij kampionati. Të premten ata festuan fitoren e 7 në 9 ndeshje. Sekreti i suksesit së qytezës së vogël në afërsi të Vienës, është se këtë vit nën urdhërat e trajnerit është Shkodrani Hamdi Salihi. Ky i fundit shënoi dopjetën e tij të tretë për këtë sezon, duke hipotekuar gjithashtu edhe kryesimin e renditjes së golashënuesve me 8 gola në 9 ndeshje. Në të gjithë ndeshjet që Salihi ka tundur rrjetën e kundërshtarit, ekipi i tij ka dalë me fitore nga fusha e blertë. “Të rinjtë tonë e shohin Shqiptarin si shembull, ai është fitimtari shtëpisë me një nuhatje të jashtzakonshme për golin”, deklaroi trajneri Mählich pas ndeshjes. Kategoria dytë Austriake që në nisje u parashikua te jetë konkurente në maksimum, me ekipe pretendente si Ried, Innsbruck apo Hartberg. Deri tani, me 9 javë kampionat, diferencën e bën Shkodrani ynë Hamdi Salihi duke marrë për dore “manschaft-in” e tij dhe duke vazhduar të mahnisë opinionin sportiv austriak ashtu si në ditët e arta kur luante për Rapidin. Mjafton ky shkrim, mjaftojnë këto rreshta për të mësuar edhe njëherë tjetër për vlerësimin që i bëjnë në Austri këtij futbollisti me të cilin Shkodra duhet të krenohet.

Franc Shkëmbi