Ne Durres luajti 8 minuta dhe ishte shume prane golit pas nje goditje me koke. Dje ndaj Kukesit luajti pak me shume, 25 minuta dhe ishte serish protagonist sepse fitoi 11-metershin per Vllaznine.
Salim Cisse ne kete menyre duket se po shnderrohet ne protagonist per Vllaznine. Ai duket se meriton me shume vemendje nga ana e stafit teknik dhe natyrisht edhe me shume minuta.
Njelloj si afrikani tjeter Elom Nyavedji i cili dje fitoi nje vend ne formacionin baze dhe e justifikoi plotesisht ate me lojen qe zhvilloi.
Edhe Cisse mbase e meriton te luaje nga fillimi. Pse jo, nje dyshe me Dilaver do te behej e rrezikshme per çdo mbrojtje kundershtare. Trajneri Brdariç mund t’i rikthehet skemes qe pat provuar ne fazen e pare te kampionatit me dyshen Dilaver- Dunga ne maje te sulmit.
Lojtari 28 vjeçar nga Guinea ndoshta fillimisht nuk kishte formen e duhur fizike por nga dita ne dite po e merr veten dhe per kete arsye, mund te jete njeriu i duhur per repartin ofensiv te Vllaznise. Tre lojtaret e tjere te ardhur ne merkaton e janarit, e kane provuar te luajne nga minuta e pare, Cisse jo. Ndoshta e ka rradhen te premten…/SHKODRA-SPORT.COM/