Diten e sotme ekipi i Vllaznise i eshte rikthyer serish stervitjeve ne fushen “Reshit Rusi”, aty ku ka zhvilluar seancen stervitore te rradhes, ne pergatitje per ndeshjen e se premtes ndaj Kukesit.
Ajo qe ka rene ne sy ne kete seance, ka qene edhe prania e futbollistit afrikan Salim Cisse. Siç dihet ai ka mberritur dje ne Shqiperi per llogari te Vllaznise dhe do te jete stafi teknik i kesaj skuadre qe do te vendose per te.
Cisse ka nje karriere te pasur qe ka nisur ne nivele te larta, por nderkohe vitet e fundit gjerat nuk i kane shkuar ashtu si duhet dhe per kete arsye, po tenton te rifutet serish ne tregun e futbollit duke u bere pjese e skuadres qe kryeson per momentin kampionatin ne Shqiperi.
Per te sqaruar diçka me shume ne lidhje me kete lojtar, ka qene sponsori Xhaferi qe ka deklaruar: “Salim Cisse eshte nje futbollist qe ka ardhur per prove tek ne. Prova e tij do te zgjase nje jave dhe ne fund do te jete stafi teknik qe do te vendose nese ai vlen per ne apo jo”.
Prova kesisoj ka nisur sot per sulmuesin 28 vjeçar dhe nga ajo çfare eshte pare gjate kesaj seance te pare, forma e tij fizike dukej e mire. Megjithate “per te kaluar klasen”, Cisse duhet te binde trajnerin Brdariç dhe stafin e tij ne shume aspekte dhe ai shpreson t’ia dale./SHKODRA-SPORT.COM/