Ka shume diskutime per nivelin e kampionatit te Superiores kete sezon ngaqe edhe rezultatet e ketyre 7 javeve te para kane dhuruar shume surpriza duke treguar qe nuk ka diferenca te medha ne mes ekipeve. Por nga ana tjeter, shume rivalitet duket se do te kete edhe ne kategorine e pare.
Gazetari sportiv Erjon Saliu duke folur ne “Ora Sport” ne lidhje me kete kategori eshte shprehur ne kete menyre: “Une mendoj se kampionati i kategorise se pare ka nivel Superioreje. Eshte i bukur, ka konkurrence, ka edhe tifoze.
Elbasani ka shume sepse eshte qytet i madh, Vora e ka me qejf sepse e ka si debutim, Bylis eshte me master ne kete kategori, apo dhe skuadra te tjera si Apolonia, Lushnja, Tomori etj dhe me histori ndoshta edhe mund t’ia kaloje Superiores. Po ashtu eshte edhe Flamurtari dhe skuadra te tjera.
Eshte rritur edhe niveli i pageses ne kete kategori. Tek Elbasani paguajne mire, po ashtu tek Vora, Bylis apo dhe ndonje tjeter. Sipas informacioneve qe une kam, ka lojtare qe paguhen edhe 5 mije euro ne muaj ne kete kategori”./SHKODRA-SPORT.COM/