Samuel Nikaj pas miqësores që skuadra e tij luajti me Egnatian, një tjetër skuadre të fortë dhe me pretendime për në elitë, ashtu si matjanët, thotë se synimi është ngjitja një kategori më lartë në Burrel.
Takimi përfundoi 2-2, ndërsa trajneri nga Shkodra, tashmë një “timonier” me eksperiencë flet edhe për merkaton, situatën në grupin që trajnon dhe rivalët në grup…“Egnatia është përforcuar dhe ka një supertrajner. Matëm forcat sepse ne kemi bërë ndeshje miqësore me ekipe U-19, ose ekipe elitare, për të motivuar edhe më shumë ekipin.
Duke luajtur me ekipe të elitës, skuadra mer më shumë besim dhe hyn me motiv në garë. Kur fillon gara është tjetër “muzikë”. Unë mendoj se kemi ndërtuar një ekip që ka vlera. E pam edhe me Egnatian që krijuam raste, shënuam, por edhe shpërdoruam, e natyrisht pash edhe gabime.
Në dy-tre aspekte kundra, qoftë edhe në konkludimin para portës kundërshtare. Krijuam 6-7 raste dhe shënuam vetëm dy gola. Është mëkat, duhet të shënojmë më shumë”.
“Presim që të fillojë gara zyrtare dhe Burreli të tregojë që është me të vërtetë ekip që do të ngjitet në elitë. Jam i kënaqur me grupin, kam dy portjera dhe 17 lojtarë që janë shumë cilësorë.”
“Unë e shoh Grupin e Veritu, apo Grupin A shumë të fortë sepse jemi ne, por kemi një Dinamo apo dhe Korabi që në këtë kategori po i jep tonin, apo Besëlidhja e përhershme që është gjithnjë e dyta.
Këta pra janë rivalët tanë, pa harruar edhe Erzenin apo Orikumin me ekip spimatik dhe me shumë lojtarë vlonjatë dhe që luajnë shumë mirë dhe me eksperiencë. Ne do të japim më të mirën, ndeshje pas ndehsje duke e vlerësuar dhe duke realizuar synimet që ne kemi”, – tha Samuel Nikaj, trajneri i skuadrës së Burrelit që ka eksperiencë në Kategorinë e Parë, por ka punuar dhe në elitë, në Shqipëri dhe në Kosovë.
/Vipsport/