Pas një super-sezoni në Ligën e Parë, vushtrriasit edhe matematikisht siguruan rikthimin në Superligë.

Nje merite jashtezakonisht e madhe i takon ne kete sukses trajnerit Samuel Nikaj per te cilin Vushtrria eshte skuadra e trete rresht qe ai ngjit ne Superlige pas Flamurtarit te Prishtines dhe Kastriotit te Krujes.

Pavarësisht humbjes sot nga Dukagjini, ekipi i drejtuar nga Samuel Nikaj arriti të kthehet në mesin e më të mirëve.

Vushtrriasit kanë grumbulluar 63 pikë në vendin e parë, tetë pikë më shumë se pozita e tretë, Besa.

Në ndeshjen e ardhshme ndaj Ramiz Sadikut, stadiumi “Ferki Aliu” pritet të jetë në festë.