Sot janë luajtur ndeshjet e javës së tretë të kampionatit të kategorisë së parë në Kosovë. Kampionat në të cilin siç dihet drejton edhe trajneri shkodran Samuel Nikaj që këtë sezon është në krye të Vushtrrisë.

Kjo skuadër ka qenë udhëtuese këtë herë duke luajtur në fushën e ekipit Kika megjithatë kjo nuk e ka penguar Vushtrrinë të fitojë me rezultatin e pastër 3-0.

Një nga golat është shënuar nga sulmuesi i ardhur nga kampionati shqiptar- Anton Lleshi ndërsa dy të tjerët kanë patur për autorë Daut Maxhuni e Visar Sahiti.

Me 6 pikë në tre ndeshje, Vushtrria ndodhet vetëm një pikë larg ekipeve kryesuese që në fakt janë katër të tilla: Besa e Pejës, Vëllaznimi i Gjakovës, Onix dhe Dukagjini.
© shkodrasport.com