Pesë ndeshjet e fundit kanë dhuruar pesë fitore për ekipin e Vushtrrisë së drejtuar nga trajneri shkodran Samuel Nikaj. Ajo e sotmja ndaj ekipit të Dukagjinit ka qenë shumë e rëndësishme sepse u arrit ndaj një rivali direkt.
Ky i fundit kishte dy pikë më pak në renditje para kësaj ndeshje dhe për këtë arsye, nga të dy ekipet ka patur një vlerësim maksimal.
Megjithatë Vushtrria ka patur edhe më shumë arsye për të fituar sepse luante para tifozëve të saj dhe në fund ia kanë dalë. Golin e fitores e ka shënuar ish- sulmuesi i Besëlidhjes, Anton Lleshi në minutën e 35-të.
Ky rezultat është ruajtur deri në fund dhe kësisoj Vushtrria ka marrë një trepikësh me shumë vlerë duke u ngjitur tashmë në kuotën e 29 pikëve.
Ajo ndodhet në vendin e dytë, vetëm një pikë larg Besës së Pejës që kryeson renditjen. Këto dy ekipe duken pretendentët kryesorë për ngjitjen në Superligën e Kosovës në fund të këtij sezoni.
© shkodrasport.com