Kastrioti ka mbyllur një vit futbollistik në mënyrë më të mirë, me fitoren 1-0 përballë Vllaznisë B. Në 12 javë kampionati, ekipi i Samuel Nikaj numëron vetëm 1 humbje ndaj Egnatias, ndërsa të gjitha rezultatet e tjera janë vetëm fitore në favor të Kastriotit. Një moment i mirë që nuk mund të lihet pa u komentuar edhe nga vetë trajneri i ekipit. Në përfundimin e ndeshjes ndaj Vllaznisë B, Samuel Nikaj ka përgëzuar ekipin e tij për rezultatet e arritura deri në këtë fazë të kampionatit.

“Në këtë kampionat nuk ka asnjëherë fitore të lehta. Ishte një ndeshje e vështirë pasi ne jemi gjithmonë me presionin e fitores kur hyjmë në fushën e lojës. Megjithatë dua të them që jam i kënaqur për fitoren dhe për faktin që mbyllëm vitin me këto rezultate.

Në përgjithësi mund të them se jam i gëzuar nga ekipi pasi kemi marrë disa pikë më tepër nga çfarë prisnim në fillimin e këtij kampionati. Tashmë është koha për pak pushime megjithatë presim një merkato ana e klubit për të përmirësuar lojën dhe të arrijmë rezultatet e duhura”, ka përfunduar Samuel Nikaj.visport.al