Pogradeci i Samuel Nikajt eshte ndalur ne menyre ndoshta te papritur ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate ne transferte ndaj ekipit te Delvines me te cilin ka barazuar 0-0 dhe ky rezultat ka bere qe skuadra e tij ta leshoje pas shume javesh vendin e pare ne renditje.
Duke folur per mediat lokale per kete ndeshje, trajneri shkodran i liqenoreve eshte shprehur: “Normalisht qe gjerat nuk shkuan ashtu siç e kishim menduar dhe ne kete aspekt ndikuan disa faktore.
Ne vertete luajtem ndaj nje kundershtari shume te dobet, por ai nuk mendonte te luante futboll, por qe deshironte dhe punonte vetem per te gjetur menyrat e duhura per te qendruar sa me shume ne toke per te vonuar lojen dhe per te na marre nje barazim.
Kjo sepse u pa qarte qe ekipi i Delvines luante per tjeterkend jo per veten e tij. Megjithate keshtu e ka sporti ne Shqiperi dhe ne duhet te pajtohemi me kete gjendje. Pavaresisht gjithçkaje, ne deri ne kete moment kemi bere nje kampionat shume te mire.
Nuk kam as verejtjen me te vogel per lojtaret e mi, madje as per barazimin e djeshem. Patem 3-4 raste shenimi, por duke llogaritur presionin psikologjik qe ishte mbi ne, beri qe ata te mos shprehen si duhet ne fushen e lojes”.
Po a ka shanse Pogradeci per te rimarre vendin e pare dhe per te shkuar ne kategorine e pare? Trajneri Samuel Nikaj kerkon te tregohet i sinqerte me ate se çfare mendon dhe prandaj shprehet: “Te jem i sinqerte shanset jane te vogla duke pare edhe ecurine e Elbasanit, me duhet ta pranoj se do ta kemi shume te veshtire te ngjitemi serish ne vendin e pare.
Por ne duhet t’i bejme hysmetin punes deri ne fund, te rrime ne vendin e dyte dhe te mendojme per fazen play-off. Eshte mekat te terhiqemi ne kete moment pasi kemi bere nje pune te mire gjate gjithe sezonit”./SHKODRA-SPORT.COM/