E ka nisur në mënyrën e duhur kampionatin e ri Kastrioti i Krujës që këtë sezon siç dihet do të drejtohet nga trajneri shkodran Samuel Nikaj. Ndonëse ka luajtur në fushën e vështirë të Burrelit, krutanët kanë fituar 2-0. Pjesa e parë është shoqëruar me rivalitet por në të dytën gjërat kanë ndryshuar. Kastrioti në minutën e 79-të ka fituar një 11-metërshqë është kthyer në gol nga Kabiru.
Ndërkohë në minutat shtesë Taulant Marku ka shënuar edhe golin e dytë dhe të fundit duke mbyllur kësisoj gjithçka sa i takon këtij takimi që u konkretizua me marrjen e një trepikëshi shumë të vyer ndaj një kundërshtari të fortë siç është Burreli. Nikaj e ka bërë të qartë se objektivi i skuadrës që drejton është padyshim ngjitja në Superligë në fund të këtij sezoni dhe prandaj nisja që i ka bërë kampionatit, ka qenë shumë e mbarë.
© shkodrasport.com