Ekipi i Kastriotit nuk duket të ketë rivalë këtë sezon në Kategorinë e Parë, teksa arritja e tyre në Superiore ngelet thjeshtë çështje kohe. Sigurisht, kjo vetëm nëse skuadra e Samuel Nikës vazhdon të mbaj këtë ritëm.Kastrioti e mbyll fazën e parë me 23 pikë, i shkëputur nga Besëlidhja e cila gjendet në vendin e dytë, me 8 pikë diferencë. Madje për të mbyllur çdo diskutim, ekipi i Kastriotit e ka mundur në ndeshjen direkte përpara dy javësh Besëlidhjen me rezultatin 2-0.
Ndeshja e fundit për ekipin e Nikës në këtë fazë të parë, ishte ndaj Erzenit. Një tjetër takim i dominuar pa asnjë dyshim nga të zotët e shtëpisë, pasi fituan 3-1 ndaj Erzenit. Golat për Kastriotin do të shënoheshin nga Marku, Çutra dhe Çela. Ndërsa për Erzenin golin e nderit e ka realizuar Lala në minutën e 90.
© shkodrasport.com