Pasditen e djeshme në Kosovë kanë filluar ndeshjet e javës së 10-të të kampionatit të kategorisë së parë, në të cilin merr pjesë edhe ekipi i Vushtrrisë që siç dihet, këtë sezon drejtohet nga trajneri shkodran Samuel Nikaj.
Ai ka luajtur në transfertë me Fushë- Kosovën dhe ka fituar me rezultatin 2-0. Me këtë fitore, Vushtrria ngjitet në kuotën e 20 pikëve duke qenë në vendin e katërt në renditje.
Përpara saj ndodhet Vllaznimi i Gjakovës me dy pikë më shumë ndërsa në vend të dytë e të tretë janë Dukagjini dhe Besa e Pejës me nga një pikë më shumë.
Trajneri Nikaj duket i kënaqur me mënyrën si kanë shkuar gjërat deri tani dhe premton të vazhdojë në këtë mënyrë.
Këtë e thotë edhe përmes një postimi në facebook kur shprehet: “Me kryet e ulur dhe me këmbë në tokë, vazhdojmë përpara. Forca Vushtrria”!