Festim Miraka, në sezonin e shkuar edhe pse nuk luajti si titullar bëri paraqitje mjaft të mira në ndeshjet që luajti në Ballsh në Superiore. Miraka ka luajtur në elitë edhe te Luftëtari, ndërsa ka një karrierë të pasur.
Por, sot ai është bërë pjesë e skuadrës së Burrelit në Kategorinë e Parë, ku edhe do të vijojë karrierën. Matjanët janë mjaft aktiv në merkato, e madje kanë afruar edhe emra cilësorë, mes tyre edhe kurbinasi Alfred Zefi. Burreli ka ambicie madhore këtë sezon.
Festim Miraka sot është prezantuar edhe nga drejtuesit matjanë, si afrimi më i ri në Burrel. Me uljen e trajnerit Samuel Nkaj ne pankinen e kesaj skuadre, kane ndryshuar dhe pretendimet e saj dhe nga nje skuader per mbijetese pritet te shnderrohet ne pretendente.
Trajneri Nikaj me shume mundesi do te marre me vete edhe ndonje futbollist nga Shkodra dhe gjithçka me shume ne lidhje me kete, do te mesohet neser, dite kur ekipi i Burrelit do te nise stervitjen.