Trajneri shkodran Samuel Nikaj vlerësohet shumë në skuadrën e tij aktuale të Vushtrrisë ku është duke drejtuar aktualisht. Karakteri i tij shumë impuls e bëjnë atë një teknik të preferuar nga tifozë e drejtues klubesh.
Jo më kot edhe në ekipin ku po punon vlerësohet si i tillë. Madje, Mërgim Halili, një nga njerëzit pranë klubit, i ka kushtuar një karikaturë trajnerit nga Shqipëria.
Në të shihet ai duke i dhënë Nikajt çelësat e një makine në të cilën shkruhet “S’ka mu ndal drejt Superligës”. Vërtetë malorja e karikaturës duket e madhe, por “makina” e Samuel Nikajt pritet ta ngjisë atë pa problem.
Kampionati i kategorise se pare ne Kosove nis pas pak ditesh dhe Vushtrria konsiderohet nje nga ekipet pretendente per ngjitjen ne Superlige.
Nese kjo arrihet, do te ishte diçka fantastike per trajnerin Samuel Nikaj sepse do te behej ekipi i trete qe do te arrinte nje gje te tille nen drejtimin e tij pas Flamurtarit te Prishtines dhe Kastriotit te Krujes.
© shkodrasport.com