Ekipi i futbollit “Burreli” është grumbulluar zyrtarisht të hënën pasdite në ambjentet e stadiumit “Liri Ballabani”. Drejtues të klubit prezantuan para lojtarëve trajnerin e ri Samuel Nikaj i cili do t’i drejtojë ata për sezonin e ardhshëm.
Në stërvitjen e parë të ekipit të panishëm ishin disa futbollistë të cilët i janë bashkuar skuadrës për tu testuar. Por zyrtarizimi më i ri është mesfushori anësor nga Kosova, Alban Rexhepi i cili ka luajtur sëfundmi me ekipin e Ferizajt që aderon në superligë.
Trajneri Nikaj tha se vendimi për të ardhur në Burrel nuk ishte edhe aq i vështirë për faktin se më parë ka qenë lojtar i këtij ekipi. Nëse zgjedhja do t’i jepej në kategori, Nikaj tha se në vetëm dy ekipe do të merrte përgjegjësinë, Burreli në kampionatin shqiptar e Vushtria në atë të Kosovës.
Objektivi për numrin një të pankinës matjane mbetet kreu i grupit e pse jo realizimi i një ëndërre të madhe për ta ngjitur në superoire.
Të them të drejtën kisha vendosur t’i jap fund karrierës time në kategorinë e parë. Prisja rastin për superligë, pasi kam bërë shumë vite në kategorinë e parë. Mendoja që vetëm dy ekipe mund të më rikthenin në kategorinë e parë, Vushtria në Kosovë dhe Burreli në Shqipëri, sepse kam qenë pjesë e Burrelit në vitet 1999 – 2000, kur Burreli ishte në superligë.
Këtu kam patur shoqërinë dhe nostalgji për këtë vend që të them të drejtën jam rikthyer pothuajse çdo vit që prej 20 vitesh. Nisur nga këto e kisha të pamundur t’i thoja jo ftesës për të drejtuar këtë skuadër. Por jo vetëm kjo, duke parë që edhe sezonin e kaluar drejtuesit janë munduar të bëjnë një ekip të mirë, e mbi të gjitha kanë qenë korrekt, janë bërë investime në stadium.
Kjo është një sfidë që mendoj nga viti 2005 – 2006 Burreli nuk e ka arritur, ndaj dhe këtë vit ne do të bëjmë maksimumin për të qenë pretendent. Do të rikthejmë entuziazmin në qytetet nga ndeshja në ndeshje dhe pse jo kalimi në superligë. Deri tani kemi përzgjedhur disa element që mendoj se janë serioze që nga portieri dhe futbollist të reparteve të tjera.
Por ne jemi këtu për tju dhënë mundësinë edhe atyre lojtarëve që ndoshta nuk e kanë patur shkëlqimin në karrierën e tyre. Pra këtu do të luajnë të gjithë ata që vërtetë duan të kenë një karrierë në futboll” – tha Nikaj.