Një lajm shumë interesant vjen nga Fieri. Drejtuesit e Apolonisë, skuadër kjo që merr pjesë edhe në sezonin e ri në Superligën shqiptare, ka kërkuar si trajner të ardhshëm shkodranin Samuel Nikaj. Lajmi konfirmohet nga burime pranë klubit fierak por ndërkohë që në njëfarë mënyrë është pohuar edhe nga vetë ai. Bëhet e ditur se Nikaj ka patur një takim me presidentin e nderit të kësaj skuadre Koço Kokëdhima teksa është biseduar gjerë e gjatë për mënyrën si do të ndërtohet skuadra dhe shumë gjëra të tjera. Madje, thuhet se gjërat kanë shkuar deri tek ana financiare e kontratës ku ende nuk është arritur akordi.

Apolonia në fakt dy ditë më parë ka prezantuar zëvendëstrajnerin që do jetë ish-futbollisti i saj Elton Demiri ndërkohë që për trajnerin është thënë se do emërohet shpejt. Në fakt, kandidatura e Samuel Nikës, trajnerit të Adës aktualisht, ka qenë disi surprizë. Kokëdhima dallohet për projektet e tij ambicioze të cilat dëshiron t’i çojë përpara me njerëz të rinj dhe me ambicje dhe nuk dihet ende se kush ia ka sugjeruar trajnerin e ri shkodran. Kuptohet që përvoja e tij shumë pozitive tek Akademia Vllaznia por edhe tek Ada në sezonin e fundit, kanë qenë shtysat për shkuarjen në bisedime me të. Ajo çfarë pritet tashmë është vetëm të shihet nëse Samuel Nikaj do marrë edhe votëbesimin e kryebashkiakut të Fierit Baftjar Zeqo apo jo për të qenë ai trajneri i ri i Vllaznisë. Nëse do arrihej kjo, sigurisht që do ishte surpriza e madhe e merkatos së kësaj vere.
www.shkodrasport.com