Trajneri shkodran Samuel Nikaj ndonese eshte larguar ditet e fundit nga drejtimi i Vushtrrise, me shume mundesi do te mbetet serish ne futbollin kosovar, por kete here duke drejtuar nje ekip tjeter.

Behet fjale per ate te Vellaznimit te Gjakoves. Lajmi behet i ditur nga mediat kosovare dhe pikerisht ka qene “Dueli sportiv” qe e ka publikuar nje gje te tille diten e sotme.

“Legjenda e Kombëtares shqiptare, do të riorganizojë përsëri KF Vëllaznimin ndërsa trajneri shkodran, pritet të emërohet trajner i skuadrës gjakovare”- shkruhet ne te.

Ne fakt, Nikaj ka qene edhe me perpara 2-3 here prane pankines se kesaj skuadre, por per arsye te ndryshme kjo nuk eshte realizuar dhe mbase ka ardhur tani momenti. Kujtojme qe Vellaznimi eshte nje nga skuadrat me me histori ne Kosove dhe si rrjedhoje trajneri i njohur shkodran do ta kishte per kenaqesi ta drejtonte ate.

Megjithate çdo gje do te mesohet ne ditet ne vijim teksa pritet qe Samuel Nikaj te hedhe firme dhe te zyrtarizohet ne krye te skuadres gjakovare./SHKODRA-SPORT.COM/