Pas disa levizjeve ne skuadra te ndryshme te Kosoves, trajneri shkodran Samuel Nikaj pritet te rikthehet ne futbollin shqiptar dhe te marre drejtimin e nje skuadre te kategorise se pare.

Samuel Nikaj eviton ofertat nga Kosova dhe disa skuadra të interesuara në Kategori të Parë dhe ndalet po në këtë nivel duke marrë drejtimin e Burrelit.

Nën shoqërinë e drejtorit të klubit matjan, Klevis Gjoka, tekniku shkodran nuk ka konfirmuar 100% angazhimin, por me gjasë tani pritet vetëm firma.

Më herët shkodrani ishte shumë pranë rikthimit te Vushtrria e rrëzuar këtë edicion nga Ipko. Nikaj pati deklaruar, se: “nëse kthehen drejtuesit e vjetër edhe unë do t’i bashkohem skuadrës.”

Ne fakt kujtimet e Nikajt ne Burrel jane te shumta sepse edhe pjesen me te rendesishme te karrieres se tij si futbollist e ka me skuadren e ketij qyteti dhe tashme mund te rikthet edhe per ta drejtuar nga pankina.