Trajneri shkodran Samuel Nikaj siç është bërë e ditur, në sezonin e ri do të drejtojë ekipin e Vushtrrisë në Kosovë.

Ai merr pjesë në kategorinë e parë të futbollit të këtij vendi dhe do të ketë misionin e ngjitjes në Superligë.

Nikaj ndërkohë sot do të udhëtojë drejt Vushtrrisë sepse ka marrë një vendim të rëndësishëm. Duke filluar nga nesër, ekipi do të nisë përgatitjet në fushën e stërvitjes.

Koha e pushimeve tashmë ka mbaruar për futbollistët dhe do nisë puna. Deri më tani drejtuesit e klubit kanë bërë përpjekjet e duhura për plotësimin e skuadrës me lojtarët e duhur dhe deri diku ia kanë arritur.

Kanë mbetur edhe dy pika për t’u plotësuar dhe kjo pritet të bëhet në ditët e ardhshme.

Objektivi i Vushtrrisë është i qartë: ngjitja në Superligë dhe për këtë arsye, skuadra duhet të jetë e plotësuar me lojtarë cilësorë.
© shkodrasport.com