Ka dale si futbollist dhe si trajner nga Vllaznia por ka provuar te luaje e drejtoje ne disa qytete te tjera, perfshi ketu Shqiperine dhe Kosoven. Samuel Nikaj aktualisht eshte trajner i Lirise se Prizrenit, skuader qe ka marre persiper ta ngjise ne Superligen e Kosoves ashtu siç ka bere me pare me Flamurtarin e Prishtines, Vushtrrine apo dhe me Kastriotin e Krujes.
Ne nje prononcim per “sport ekspres” ai flet per ndeshjet e para ne drejtimin e kesaj skuadre kur shprehet: “Të them të drejtën shumë mirë e kemi nisur me dy fitore dhe jam krenar që jam në stolin e Lirisë. Ky është ekipi më i madh që drejtoj gjatë karrierës, përjashto 5 ndeshjet që kam qenë të Vllaznia. Për vazhdimësinë jam i fokusuar momentalisht tek objektivi për inkuadrimin në Superligën, pastaj do ia lëmë kohës”.
Por kur flet per futbollin, Samueli nuk mund te qendroje pa u ngacmuar edhe per Vllaznine, skuadren e tij te zemres per te cilen thote: “Vllaznia është ekipi i zemrës. E ndjek dhe ka marrë trajner me emër, ka punuar shumë mirë. Por sezoni i ri me problemet e vjetra.
Ka 13 blerje jo shumë cilësore me atë që po shihet deri tani. Shpresoj të mbijetojë pasi ka shanse. Vllaznia duhet të zgjidh sa me pare problemet e menaxhimit sa më herët të jetë e mundur. Pastaj ato problemet tekniko-taktike janë problemi më i vogël që ka skuadra sot”.
I pyetur nese nje dite mund ta shohim ne pankinen kuqeblu, Nikaj deklaron: “Të ardhmes nuk i dihet, Shqipëria është vendi i çudirave. Këtu të bie të flesh si trajner dhe nesër çohesh nga gjumi si ministër i sportit(Qesh). Momentalisht jam i fokusuar te Liria dhe do të mundohem që të rrijë sa më gjatë në kryesinë e prizrenasve”.