Samuel Nikaj, një nga figurat e trajnimit në Shkodër dhe që aktualisht drejton tek Pogradeci po merr sukseset e rradhës me skuadrën liqenore. Ish-trajneri edhe i Vllaznisë ka komentuar edhe ecurinë e kuqebluve këtë edicion duke e cilësuar pozitive, por patjetër duhet një marsh më tepër për titullin kampion.

Nikaj u shpreh duke thënë: “Realisht ndeshjen kundër Tiranës nuk munda ta shoh nga fillmi e në fund. Por nga pamjet filmike pas takimit dhe komentete vura re se Vllaznia kishte zhvilluar një lojë të mirë. Mendoj se është pozitive kjo pikë, por edhe ecuria pa humbje në këtë periudhë.

Skuadra po krijon identitetin e saj në këto momente dhe ndoshta pushimi nuk i bën aq mirë. Megjithatë ekipi po shprehet mirë në fushë. Probleme të sulmuesve ? Nuk e shoh të tillë sepse në filozofinë time, sulmuesi nuk mund të matet vetëm nga golat.

Por edhe nga loja dhe shërbimi që i bëjnë ekipit. Si Aralica dhe Kaina janë të rëndësishëm për kuqeblutë pasi krijojnë hapësirat për krahët, që ndoshta nuk janë shfrytëzuar si duhet.

Pogradeci ? Morëm fitore të rëndësishme në fundjavë. Kam një ekip me eksperiencë e patjetër do tentojmë ngjitjen në Kategorinë e Parë në fundin e sezonit”.
Endri ÇINARI