Diten e sotme eshte zyrtarizuar ne krye te ekipit te Burrelit dhe duket se e ka marre me shume deshire. Ne pamje te pare duket “nje ulje ne karriere” sepse ne kater sezonet e fundit ka drejtuar ekipe kampione dhe pretendente per ne Superlige, por Samuel Nikaj nuk mendon keshtu.
Ndoshta edhe ngaqe qytetin e Burrelit dhe matjanet i ka shume per zemer. Kete gje e thote edhe ne nje interviste te dhene per gazeten “Shkodra Sport” pak minuta me pare.
– Nikaj, pse vendoset te pranonit oferten e Burrelit?
Realisht kisha vendosur te prisja ndonje rast ne Superlige pasi gjithe keto vite ne kategori te pare dhe duke e fitur 3 here titullin, mendova qe do ishte me mire te prisja ndonje mundesi gjate sezonit ne Superlige. Kisha refuzuar ekipe ne shume emer te kategorise se pare dhe te vetmet ekipe qe shpirterisht nuk mund t’i refuzoja ishin Vushtrria dhe Burreli keshtu qe vendosa t’i bashkohem Burrelit pasi eshte ekipi qe me ka dhene kenaqesine te luaje ne Superlige si lojtar.
Perpos kesaj, ka drejtues shume serioz dhe une kam shoqeri shume te mire ne Burrel pasi ka mbi 20 vjet qe çdo vit e vizitoj te pakten 1 here qytetin e burrelit.Faktor tjeter eshte tifozeria e flakte matjane te ciles shpresoj t’i kthejme entuziazmin e atyre viteve te arta te futbollit matjan.
– Kater sezonet e fundit keni drejtuar ekipe pretendente. Do jete i tille edhe Burreli?
Kete vit ndoshta nuk e kam presionin e suksesit te shpejte, po mendoj qe si ne formula 1 edhe pse nuk nisemi ne “pole position”, mund bejme ndonje surprize dhe te fitojme kampionatin.
– Kishit oferta te tjera?
Kisha oferta realisht nga kategoria e pare por realisht jam i zhgenjyer qe nuk mu afrua ndonje ekip i Superliges ne Shqiperi apo Kosove, pasi mendoj qe gjithe keto vite kam patur suksese te pakontestushme dhe nuk di çka duhet te beje me shume nje trajner i ri per te bindur nje president te Superliges.
– Cili do te jete prioriteti yt per sezonin e ri?
Prioriteti im eshte qe te qendroj sa me gjate ne Burrel, te bej tifozet matjan te enderrojne duke prodhuar loje dhe rezultate duke u munduar te kthejme Burrelin e vellezerve Farruku, Patushit, Xhetanit, Gjonit, Rames, Koles, Gjokes e Beqirit.
www.shkodrasport.com