Drejtuesit e “Djajve të kuq” dhe Arsenalit i kanë hapur shumë punë vetes me mënyrën si proceduan për kalimin e sulmuesit Aleksis Sançez te Mançester Janajtid. Lojtari nga Kili, sapo është bashkuar me skuadrën e trajnerit Mourinjo, është futur në telashe të mëdha. “Telegraph’ në Angli bën me dije se është hapur një hetim për thyerje të rregullave të testeve antidoping nga Sançez. Të enjten, disa funksionarë të sektorit antidoping janë prezantuar në qendrën stërvitore të Arsenalit për të testuar blerjen e ardhshme të Mançester Junajtid, i cili kaloi zyrtarisht të hënën tek ekipi i ri.

Tani drejtuesit e dy skuadrave janë të detyruar të justifikojnë mungesën e lojtarit atë ditë në stërvitje. Regullat e “Football Association” janë shumë të rrepta: klubet e Premier League duhet të japin informacion në lidhje me adresën dhe orën e nisjes dhe përfundimit të stërvitjes. Gjithçka bëhet për kontrollin e lojtarëve./vipsport/