Jose Mourinho e ka konsideruar të lirë pagën javore prej £600-000 të Alexis Sanchez, duke argumentuar se marrëveshja është thuajse një transferim falas i kilenit. Ky i fundit, që fiton më shumë se gjysmë million paunds në javë, teksa merren në llogari të drejtat e imazhit të tij dhe kuota e nënshkrimit. Ai bëri debutimin në “Huish Park” në raundin e katërt të FA Cup ndaj Yeovil, mbërmjen e të premtes, duke dhënë një impakt të menjëhershëm me dy asiste.

Paga e futbollistit është e jashtëzakonshme, por asnjë para nuk u shkëmbye mes United dhe Arsenal, me Henrikh Mkhitaryan, të cilit Mourinho nuk i besonte, u transferua në Londër te “Topçinjtë”.

The Chile international is earning up to £600,000-a-week including bonuses at his new club

Me vlerësimin e armenit në kuotën e £35milionë dhe me shkëmbimin e futbollistëve, United është i lumtur me negociatat. “Ai ishte i lirë, apo jo? Një transferim falas. Për atë çmim ai është fantastic. Mendoj se të gjithë në këtë vend mendojnë njëlloj.

Besoj se të gjithë bien dakkord me faktin që ai është një futbollist fantastic. Ai ka kualitet madhështor dhe shënon gola, jep asiste, ka një karakter të mirë kur ekipi humbet topin. Unë besoj vërtet se ai është një nga futbollistët ofensivë më të mirë në botë”, deklaroi Mourinho./telesport/