Observatori i Futbollit CIES ka renditur lojtarët që kanë njohur rritjen më të lartë të vlerës së tyre në tre mujorin e fundit. Përkatësisht nga 1 shtatori deri më 1 dhjetor të këtij viti.
Sa i takon përqindjes më të lartë që kanë njohur futbollistët, në çdo drejtim vendin e parë e mban Jadon Sancho i Borussia Dortmund, vlera e të cilit është rritur nga 9.7 milionë euro në 87.9, plot 806% më shumë sesa tre muaj më parë.
Në vlerën e shumës më të madhe të rritur vendin e dytë e mban Joao Cancelo i Juventus, që në shtator vlerësohej 27.8 milionë euro, ndërsa në dhjetor vlera e tij ka shkuar në 74.2, plot 46.4 mln më shumë. Robertson i Liverpool mban vendin e tretë, më pas Richarlison i Everton, Kehrer i PSG, Silva i City e Mane i Liverpool.
Ndërkohë CIES ka bërë edhe një analizim të dhënash duke iu referuar rritjes së vlerës relative, duke u nisur nga çmimi fillestar dhe vlera e re në bazë të paraqitjeve në këtë tre mujor.
Siç e thamë Sancho ka rritjen më të lartë me 806%, ndërsa pas tij vjen po një lojtar i Dortmund, Marco Reus, i cili e ka rritur me 411%, nga 4.6 në 23.5. Mise Kean i Juventus renditet në vend të tretë me 263%, më pas Larsen i Dortmund, Shaw i United, N’Soki i PSG, Succes i Watford etj.