Te dy ata jane Mjeshtra ne zanatin e vet. Njeri ne art dhe tjetri ne sport. Te dy i lidh nje miqesi e mire, e krijuar qe ne Shkoder dhe qe vazhdon tashme prej shume vitesh ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
E kemi fjalen per aktorin e humorit Sander Ruçi dhe ish- futbollistin e Vllaznise Luan Vukatana. Vleresimi per kete te fundit eshte maksimal nga i pari, madje ben edhe nje percaktim shume interesant.
Gjate nje shkrimi te “Shkodra Sport” per ish- futbollistin e njohur te Vllaznise se viteve ’70- ’80, ka reaguar edhe aktori i humorit qe e ka krahasuar Luanin, te cilin ne fakt e therret “Luku” me nje “violine Stradivari, qe eshte nje nga me te njohurat ne bote.
“Luku nje violine Stradivari ne futbollin lokal dhe ate kombetar, i rradhitur ne ma te miret e shekullit”- shkruan Sander Ruçi ne komentin e tij.
© shkodrasport.com