Reali ka mundur të dielën 2-0 Atletik Bilbaon në një ndeshje pa shumë probleme për të besuarit e Ançelotit. E veçanta në suksesin e “Los Blancos” ishte pikërisht fanella.
Ndryshe nga çfarë jemi mësuar ta shohim, kundër Bilbaos në “Bernabeu”, Reali ka luajtur me fanellën e re e gjitha ngjyrë vjollcë.
Pikërisht në mbrëmjen që Madridi luajti me ngjyrë vjollcë në vend të fanellës origjinale të bardhë, tribunat e “Bernabeut” ku qëndrojnë ultrasit e Realit i kërkuan pjesës tjetër të stadiumit, që, që të gjithë të shkojnë në stadium me të bardha për të parë ndeshjen e parë çerekfinale në Champions League kundër Manchester Cityt.
Takimi i vajtjes do të luhet të martën e ardhshme, më 9 prill dhe tifozët e Realit duan të frikësojnë Cityn me një stadium të gjithin të ngjyrosur me të bardha.