Andrea Pirlo mund të bëjë rikthimin e tij në radhët e Juventusit dhe për këtë është përfolur jo pak. Pasi ai ka marrë licencën e trajnerit, fillimisht u mendua se do të merrte drejtimin e skuadrës U-23 të bardhezinjve, por ditën e djeshme,

torinezja “TuttoSport” ka nënvizuar se ishfantazisti bardhezi mund të jetë ndihmësi i Mauricio Sarrit në rast se ky do të ulet në stolin e kampionëve të Italisë.

Lajmi është jo pak i bujshëm, por në të njëjtën kohë kjo është një lëvizje në dukje e studiuar mirë nga presidenti Andrea Anjeli.

Fakti që Mauricio Sarri nuk pëlqehet nga shumica e tifozëve të Juventusit, ulja përkrah tij e një figure të adhuruar si Andrea Pirlo, do të ulte jo pak tensionin dhe do të ishte një ekuilibrues mes pakënaqësisë së tifozërisë dhe presionit që mund të binte mbi shpatullat e trajnerit aktual të Çelsit.