Maurizio Sarri ka paralajmëruar se orari i ngarkuar e ka bërë të mendojë për aktivizimin ekipit të rinjve të Juventusit në përballjen kundër Ramës e vlefshme për javën e fundit në Serie A.

“Ne jemi skuadra e vetme në Europë që ka luajtur pesë ndeshje në 12 ditë, Serie A ka krijuar një problem të madh për ne”, deklaroi ai pas humbjes 2-0 ndaj Cagliarit.

“Ne hymë në ndeshje me 9 dëmtime dhe nga kampionati i fituar 68 orë më parë. Të shohim si jemi nesër dhe ndoshta është e mundur të aktivizojmë ekipin U-23 të shtunën kundër Romës që të rikuperohemi më mirë”, përfundoi Sarri.