Mbrëmjen e djeshme Juventusi tregoi sërish oshilacione dhe nuk mundi të fitojë në ndeshjen e tretë rresht. Sasuolo arriti t’i përmbysë në një moment, duke i dërguar shifrat nga 2-0 për bardhezinjtë në 2-3 për Sasuolon. Më pas ishte mbrojtësi Aleks Sandro, i cili mundi të shënonte dhe t’i dhuronte barazimin skuadrës së Sarrit, me trajnerin, që duket shumë i acaruar pas ndeshjes për oshilacionet që skuadra tregon gjatë 90 minutave.

“Një trajner pret qëndrueshmëri nga ekipi i tij dhe është diçka që na mungon si në aspektin fizik, ashtu edhe në atë mendor. Shpesh kemi disa momente me ritëm shumë të lartë dhe më pas momente pasiviteti. Është e vështirë për t’u kuptuar kjo që ndodh. Kemi luajtur kundër ekipeve në formë kohët e fundit dhe Sassuolo është mes atyre, pasi kishte fituar katër ndeshjet e fundit. Nëse konsolidohen, ata mund të bëhen Atalanta e së ardhmes.

Çdo ekip bëhet i rrezikshëm nëse e lë të kalojë në treçerekun e fundit të fushës tënde. U vumë në vështirë për shkak se ata luanin mes linjave dhe me një trekuartist. Gjithashtu u dhuruam shpesh topin. Ndonjëherë mendoj se kjo skuadër ka shumë potencial, në raste të tjera, të hutojnë duke e lejuar kundërshtarin të të afrohet te porta shumë lehtësisht. Duhet të gjejmë ekuilibrin e duhur dhe kjo nuk është e lehtë”, u shpreh Sarri. /vipsport/