Në Angli janë të bindur se Mohamed Salah do të transferohet në Arabinë Saudite.
Për 32-vjeçarin mësohet se Turki Alalshikh i ka gjetur vend në ekipin e Al-Hilal.
Këshilltari i Arabisë Saudite në Oborrin Mbretëror nën gradën e Ministrit dhe Kryetari aktual i Autoritetit të Përgjithshëm të Argëtimit ka vendosur edhe pagën e egjiptianit.
Nëse do të pranonte që të transferohej në Saudi Pro League ai do të përfitonte 77 milionë euro në dy sezone.
–
Salah është në sezonin e tij të fundit në Liverpul ku ka shënuar 232 gola në 376 ndeshje.