Luiz Felipe Scolari është trajneri që i ka dhuruar Brazilit “parajsën” dhe “ferrin”!
Në vitin 2002 ai arriti të fitoj Kupën e Botës për herë të pestë në histori, ndërsa në vitin 2014 ishte po ai që drejtoi ekipin në humbjen e turpshme kundër Gjermanisë 7-1.
Së fundmi Scolari në një prononcim për mediat ka komentuar Botërorin “Rusia 2018” dhe paraqitjen e skuadrës përfaqësuese të Brazilit.
Ajo që ra në sy është se Scolari nuk e konsideron talentin brazilian Neymar si më të rëndësishmin në ekip por zgjedh dikë tjetër dhë ai është mesfushori i Real Madridit Casemiro.
“Lojtari që bën diferencën te kombëtarja e Brazilit është Casemiro.
Ai i jep ekuilibër skuadrës dhe është lojtari që lejon si Marcelon, ashtu edhe Neymarin që të bashkëpunojnë më shumë në sulm dhe të mos mendojnë për mbrojtjen.
Duke qenë ai në fushën e lojës, të tjerët kanë më shumë lirshmëri”, tha Scolari.
Ai analizoi mënyrën se si mund të fitohet një Botëror dhe thotë se nuk mjafton kurrë vetëm një yll në skuadër, transmeton albeu.com.
“Ronaldo, Messi dhe Neymar janë lojtarë të mëdhenj, por duhet të jenë pjesë e një grupi të fortë dhe të luajnë në kolektiv.
Botërori nuk fitohet kurrë i vetëm. Botërori është një punë në grup. Për shembull, Ronaldo është pjesë e Portugalisë, por kishte ndihmë nga të tjerët për të siguruar Europianin.
Fernando Santos është duke bërë një punë të shkëlqyer në këtë kombëtare”, ka thënë trajneri brazilian.